Në qoftë së ende jeni të panjohur më sistemet e kontrollimit të versioneve dhe merreni më programim atëherë keni ende diçka për të mësuar.

Sistemet për kontrollimin e versioneve ruajnë gjurmët e të gjitha ndryshimeve të dosjeve (files&folders) dhe lejon zhvilluesit për të bashkëpunuar në një mënyrë më efikase. Më tjera fjalë ruajnë çdo ndryshim të kodit tuaj në një mënyrë kronologjike që të mundëson të rikthehesh në një faze të mëhershme.

Ekzistojnë disa sisteme të ndryshme, nder to, CVS, i cili është një nder sistemet me të vjetra, Subversion (i njohur dhe me shkurtesën SVN) një alternative e mire më burim të hapur (open source), përdoret dhe nga Google Code, dhe në fund GIT një sistem pak më ndryshe në ruajtjen e informatave që kohen e fundit së bashku më GitHub.com po përdorët shumë.

Si të instalojmë Git në Windows?

Ekzistojnë dy mundësi, njëra përmes «msysGit» dhe mundësia tjetër përmes programit nativ të GitHub për Windows, të cilin unë ja u preferoj. Procesin e instalimit nuk do ja u shpjegoj pasi qe është shumë i thjesht. Pas instalimit ju udhëzoheni të kyçeni më të dhënat tuaja të GitHub.com, n.q.s. nuk keni një llogari atëherë krijojeni një.



Kështu duket programi i Github për Windows, në anën e majtë shfaqen «repositories» lokale dhe ato në github.com, lart keni mundësin të krijoni një «repository», kurse tek «tools» dhe nën «options» keni mundësi konfigurimi së në cilin dosje dëshironi ti vendosni «repository-it» lokale. Kësaj radhe ne do të përdorim «Git Shell» për krijimin dhe menagjimin e tyre në GitHub dhe jo programin më lart.

Krijo një «repository» të re

Një «repository» është një set më dosje (files&directories), me te dhëna të ndryshimeve. Për të krijuar një «repository» shko tek GitHub.com, kyçu dhe tek «Your Repositories», klikoni «New repository», shkruani emrin e depos, përshkrimin dhe klikoni «Create repository», si shembull kësaj here unë do krijoj një «repository» më emrin «Tung-GitHub».

Pasi që keni krijuar një «repository» të re, në faqen tjetër do shfaqen udhëzimet së si ta përdorni atë «repository», pasi që jemi duke përdorë programin e GitHub për Windows atëherë konfigurimin në «Global setup» e tejkalojmë.

Tash hapni programin «Git Shell» i cili është një terminal për ekzekutimin e komandave, shkoni ne «root» të serverit tuaj (aty ku dëshironi të keni një «repository» lokale) dhe krijoni një dosje (folder), në shembullin time unë do krijoj një dosje më emrin «Tung-GitHub» duke ekzekutuar komandën:

mkdir Tung-GitHub
cd Tung-GitHub

Tash ekzekutojmë komandën:

git init

Më të cilën tregoni se kjo dosje është një «repository» për GIT, tash krijojmë një dokument më emrin «Readme.md» dhe në të shënojmë diçka, mbylleni duke ruajtur atë që shënuat dhe kthehemi prapë tek terminali dhe ekzekutojmë këtë komandë:

git add readme.md

Më komandën me lart i tregoni sistemit që ky file duhet te vendoset ne GIT. Që pastaj të mund ti ruajmë çdo ndryshim të tij.

Pastaj bëjmë «commit» e pare duke ekzekutuar këtë komandë:

git commit –m "First commit"

Deri më tash çdo gjë është lokale, tash është koha ti tregojmë GIT që të dhënat të ruhen në «repository-in» që kemi krijuar në GitHub, këtë e bëjmë duke ekzekutuar këtë komandë:

git remote add origin https://github.com/oxodesign/Tung-GitHub.git

«origin» është thjesht një emër (shkurtes) qe zëvendëson adresën më lart. Dhe ju mund ta ndryshoni atë sipas dëshirës.

Pasi që i kemi treguar GIT se ku do ti ruajmë ndryshimet tash është koha të bëjmë atë duke ekzekutuar këtë komandë:

git push origin master.

«Master» është «branch» kryesor te cilin duam ta kopjojmë ne «origin».

«Branch» është një kopje që referon në «commit-in» e fundit, dhe të mundëson zhvillimin e ideve të reja pa rrezikuar projektin në tersi. Supozojmë qe kemi një projekt që funksionon dhe dëshirojmë të krijojmë funksionalitet shtesë, atëherë për këtë krijojmë një «Branch», pasi qe kemi bere ndryshimet dhe jemi te kënaqur më rezultatin atëherë mundem ta «shkrijmë (merge)» atë më kodin kryesor («Branch») «master».

Kaq për fillim, shpresoj që të keni mësuar diçka. Kritikat dhe sugjerimet janë të mirëseardhura në Twitter.