Para disa muajve rastësisht përderisa isha duke shikuar rreth e rrotull neper internet më kapi vëmendjen AngularJS, duke shikuar një video, kisha një ndjenje «wow», me të vërtet u habita dhe menjëherë fillova te kërkoj më shume informata mbi të. Pas disa orëve dhe pasi që lexova gati gjithë dokumentacionin isha mbet me goje hapur, «si s’kam gjetur diçka të tillë më herët?».

Menjëherë fillova të testoj duke bere një webapp të thjesht dhe shumë shpejt pash anët pozitive dhe negative të këtij framework-u. E këtu duke kërkuar zgjedhje për disa probleme neper internet ne një postim u propozua dhe EmberJS si një alternativ pak me komplekse se AngularJS por qe ne rastin time mbulonte kërkesat e mija. E nga ai rast shndërrova vëmendjen prej AngularJS tek EmberJS.

Sot ne internet çdo gjë fokusohet tek shpërndarja e informacionit më të tjerët, dhe kur kemi ndërtuar aplikacione (webapp) ne front-end me JavaScript problemi kryesor ishte përkrahja e URL, e mu këtë problematik kanë dashur ta zgjedhin zhvilluesit e EmberJS me këtë framework, çdo gjë fokusohet tek «URL».

Përpos fokusit në problematiken e URL, duke strukturuar një faqe më mirë dhe duke e bere atë me te lexueshme për të tjerët, EmberJS veçohet edhe për:

  • Databinding - Çdo objekt apo atribut është gjithmonë e lidhur dhe ndryshimi i bere në një vend reflekton ne gjithë aplikacionin pa patuar nevojë funksione shtesë për një gjë të tille.
  • Emërtimi (Naming convention) - EmberJS ndjek një mënyrë emërtimi të standardizuar, dhe në raste kur nuk nevojitet ndonjë logjike specifike EmberJS auto gjeneron logjiken e duhur për të funksionuar (controllers, views, etj.), kjo na jep përparësi për te krijuar një aplikacion më shpejt gjithashtu kodimi behet me i lexuar për te tjerët atëherë kur punojmë ne grupe.
  • Observers - Mundëson ekzekutimin e një logjike të specifikuar atëherë kur një funksion/kode ndryshon.
  • Handlebars.js - EmberJS përdor Handlebars.js librarin si template për te fuqizuar interaksionin më aplikacionin.

Se fundi, EmberJS është një framework i lehtë, por jo dhe i thjesht për ta mësuar. Unë ju propozoj ta përdorni këtë framework për projekte pak më të mëdha ku nevojitët strukturë dhe komplicitet. Për projekte më të thjeshta ndoshta kryen pune dhe AngularJS.

Vizitoni faqen e EmberJS për të mësuar më shumë.